Gjatë të martës në Kosovë u shqiptuan 1235 tiketa trafiku

Kronikë e zezë

Gjatë të martës në Kosovë u shqiptuan 1235 tiketa trafiku

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:44
Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 21 persona për vepra të ndryshme penale.

Prej tyre, 15 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre në vuajtje të dënimit, thuhet në statistikat e policisë.

Sa u përket tiketave në trafik, për një ditë janë shqiptuar 1235 tiketa.

Policia rrugore ka shqiptuar gjatë të martës 1 mijë e 235 tiketa për kundërvajtje në trafik.

Gjatë të martës në vend kanë ndodhur 31 aksidente, prej tyre 21 kanë kaluar pa të lënduar, ndërkaq 9 aksidente kanë qenë me persona të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat