Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

Kronikë e zezë

Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

Më: 17 prill 2019 Në ora: 13:33
Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e sotme ku një makinë tip “Benz” u përplas me një kamion.

Si pasojë e përplasjes mbetën të dëmtuar dy personat që udhëtonin me automjetin.

Mësohet se dy të lënduarit pas ndihmës së marrë ndodhen jashtë rrezikut.

Ndërkohë si pasojë e përplasjes së mjeteve, pati bllokim të qarkullimit për afro një orë. Lidhur me rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat