Qëlluan me kallash në ajër, arrestohen tre të rinj - Bota Sot
Qëlluan me kallash në ajër, arrestohen tre të rinj

Kronikë e zezë

Qëlluan me kallash në ajër, arrestohen tre të rinj

Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar mëngjesin e së mërkurës, në qytetin e Durrësit, pasi po qëllonin me armë në ajër.

Tre të rinjtë e kanë "nisur" mëngjesin duke qëlluar në ajër me armë zjarri, të tipit automatik. Në pranga kanë rënë L.B., 21 vjeç, K.P.,19 vjeç, si dhe filloi procedimi penal për 17-vjeçarin me inicialet A.K.. Ishin qytetarët ato që lajmëruan uniformat blu se këta të rinj në "Portoromano", po qëllonin me armë në ajër.

Policia ka sekuestruar automatikun, në cilësinë e provës materiale dhe mbi të rinjtë rëndon akuza " Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...