Arrestohen dy persona për vjedhje, tre të tjerë në arrati

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për vjedhje, tre të tjerë në arrati

Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Të shtunën në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën ‘Toni Blair’ në Pejë, ka ndodh një rast i veprës ‘Vjedhje e rëndë’.

Pas veprimeve intensive operativo – hetimore sektori i hetimeve pran stacionit policor Pejë në bashkëpunim edhe me njësi tjera të këtij stacioni kanë identifikuar dhe arrestuar dy te dyshuar.

Njësitet policore janë duke punuar vazhdimisht që të kapen edhe të dyshimtë tjerë të këtij rasti dhe rasteve tjera.

Për rastin e lartë cekur të arrestuar si të dyshuar janë:

-D.Sh. i lindur vitin 1990

-B. K. i lindur vitin 1992

“Këta të dyshuar tashmë të arrestuar, në kryerjen e kësaj vepre ishin në bashkëpunim edhe me tre persona të tjerë, të cilët për momentin janë në arrati por është duke u punuar që të kapen dhe të dalin para drejtësisë. Gjatë punës hetimore pas intervistimit , janë gjetur edhe prova tjera materiale të kryerjes së veprës. Andaj në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 5 televizorë, tre pilot komandues për TV, një sasi bizhuterish, një sasi të substancës narkotike (për të cilën sasi do merren masa tjera ligjore në konsultim me Prokurorin e shtetit)”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar edhe mjetet me te cilat dyshohet se janë përdor për kryerjen kësaj vjedhje.

Të dyshuarve ju shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë me vendim të prokurorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat