Has, arrestohet 53-vjeçari i dënuar me 10 vite burg për drogë

Kronikë e zezë

Has, arrestohet 53-vjeçari i dënuar me 10 vite burg për drogë

Më: 18 prill 2019 Në ora: 18:11
Ilustrim

Policia e Kukësit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim dhe të dënuar me 10 vite burg për drogë.

"Operacioni është zhvilluar në fshatin Helshan të Hasit, ku si rezultat u bë e mundur kapja shtetasit të shpallur në kërkim Arif Çela,  53 vjeç banues në fshatin Helshan, Has", thotë policia.

 Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, më 15 prill 2019  ka lënë në fuqi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat