Shkoi të takonte të dënuarin në burgun e Fierit, e arrestojnë

Kronikë e zezë

Shkoi të takonte të dënuarin në burgun e Fierit, e arrestojnë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 09:35
Ilustrim

Një person i shpallur kërkim është arrestuar nga policia e burgut të Fierit. Sipas informacioneve zyrtare, ditën e sotme në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier, është paraqitur për takim me një të dënuar, shtetasi me iniciale O.S.

Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë së Burgut në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, rezultoi se ky shtetas është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë, për veprën penale të mashtrimit.

Policia e Burgjeve ka ndaluar menjëherë këtë personin dhe ka njoftuar Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat