Sulmohet në veturë, lëndohet një femër e mitur

Kronikë e zezë

Sulmohet në veturë, lëndohet një femër e mitur

Më: 19 prill 2019 Në ora: 10:56
Ilustrim

Një person nga Prishtina ka raportuar në Polici se derisa ishte duke drejtuar vetyurën e tij ku bashkë me të ishin dy viktima-femra, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar ku lëndime trupore ka pësuar e mitura.

Të njëjtit me mjete të forta e kanë dëmtuar veturën.

Viktima në tentim për të ikur nga të dyshuarit ka shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale duke i goditur tri automjete. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, njëri  pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat