Vjedh 125 euro në arkën e xhamisë - Bota Sot
Vjedh 125 euro në arkën e xhamisë

Kronikë e zezë

Vjedh 125 euro në arkën e xhamisë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 11:18
Foto

Prokuroria Themelore në Gjilan, dje rreth orës 17 , ka ndaluar të dyshuarin E.SH., për 48 orë, pasi dyshohet se ka vjedhur para në një xhami në Gjilan.

Ekziston dyshimi i bazuar se, gjatë ditës së djeshme, më 18 prill rreth orës 17, i dyshuari E.SH. (1989), kishte hyrë brenda xhamisë, në lagjen ‘’Dheu i Bardhë’’, në Gjilan, me ç’ rast nga arka e xhamisë, duke përdorur një mjet prej fije teli,  kishte arritur të nxjerrë 125 euro.

Të dyshuarin, gjatë kryerjes së kësaj vepre penale, e kishte vërejtur një person që kishte qenë në katin e dytë të xhamisë, i cili menjëherë e kishte lajmëruar imamin e kësaj xhamie.

Prokurori kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, sot, ndaj të dyshuarit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...