Heroinë e kokainë në Gjakovë, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

Heroinë e kokainë në Gjakovë, dy të arrestuar

Më: 20 prill 2019 Në ora: 10:47
Ilustrim

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar disa qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë 1.31 gram, marihuanë 1.70 gram, dhe kokainë 0.38 gram.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po në Gjakovë, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë në peshë 0.36 gram.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat