Gjendet një person i vdekur në Deçan

Kronikë e zezë

Gjendet një person i vdekur në Deçan

Më: 20 prill 2019 Në ora: 11:44
Ilustrim

Mbrëmë pak minuta para mesnatës, është gjetur një person i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Baballoq në komunën e Deçanit.

Lidhur me rastin, sipas Policisë së Kosovës, është njoftuar prokurori dhe me urdhrin e tij, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Me datën 19 prill 2019 rreth orës 23:35, Policia është informuar se në fsh. Baballoq në shtëpinë e ankuesit, tani viktima E.H. (i lindur) 1998 m/k/sh, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet policore të stacionit policor në Deçan së bashku me mjekun kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu vendngjarjes iu është përgjigjur edhe Njësiti Hetimeve Rajonale”, thuhet në njoftim.

“Lidhur me rast është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, rreth orës 02:20 është tërhequr nga vendi i ngjarjes. Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat