Arrestohet për përdorim të armës - Bota Sot
Arrestohet për përdorim të armës

Kronikë e zezë

Arrestohet për përdorim të armës

Më: 21 prill 2019 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Deçan një person pasi kishte shtënë me armë zjarri në fshatin Lëbushë.

Pas marrjes së informacionit se në Lëbushë të Deçanit, nga një automjet i tipit ‘Passat’ me targa të Zvicrës, që ishte në lëvizje një person ka shtënë më armë zjarri, policia kanë ndërmarrë masat e nevojshme dhe ka arritur të arrestojë në ora 15.10 B.T. (1970) në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Deçan.

Me këtë rast është konfiskuar edhe arma e tipit ‘H-K P2000.SK’ që dyshohet ka shtënë më të, si dhe dy karikatorë dhe 29 copë municion kalibri 9x19.

Të gjitha veprimet policore janë koordinuar me prokurorin e shtetit, është bërë edhe shikimi i vendit të ngjarjes ku janë gjetur edhe provat dhe dëshmitë tjera të veprës. 

Policia apelon për të gjithë qytetarët se të shtënat me armë zjarri ndalohen me ligj dhe mund të shkaktojnë vdekje apo plagosje të pa nevojshme të njerëzve.

Policia obligohet të ndërhyjë edhe nëpër ahengje apo festa të ndryshme kurdo që arma e zjarrit përdoret dhe veprimet policore në ketë drejtim do të jenë të menjëhershme, thuhet në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...