Raportohet se një automjet tip “Benz” është përplasur me një mjet “Toyota Yaris” dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona.
Më konkretisht, mjeti tip “Tojota Yaris” me targa AA 475 UD është përplasur kokë më kokë me një “Benz” me targa AA 497 EB.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shtetasi F.M dhe pasagjeri në automjetin tip “Benz”, shtetasi I.Q si edhe shtetasi A.P dhe pasagjerët në mjetin tip “Toyota” shtetasja A.P dhe 3 fëmijë të mitur 5, 7 dhe 13 vjeç.
Nga raportimet mësohet se më e rëndë paraqitet situata e vajzës 13-vjeçare, me inicialet K.P.
Të plagosurit ndodhen në Reanimacionin e Spitalit të Lushnjës nën kujdesin e personelit mjekësor.
Policia po kryen veprimet e para hetimore dhe dyshohet se aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesve të mjeteve në daljen nga kthesa.