E rrahin dru, e bëjnë për spital

Kronikë e zezë

E rrahin dru, e bëjnë për spital

Më: 22 prill 2019 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Një person ka marrë lëndime trupore, pasi është rrahur me mjete druri nga tre persona të tjerë në Rahovec.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Mulla Cufa”, mbrëmë në ora 20.55.

Personi i sulmuar ka marrë tretman mjekësor, ndërsa sulmuesit  janë dërguar në stacion policor, ku pas intervistimit,  me urdhër të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat