Është gjetur trupi i punëtorit në Mitrovicë - Bota Sot
Është gjetur trupi i punëtorit në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Është gjetur trupi i punëtorit në Mitrovicë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 18:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri me anë të një statusi në Facebook ka reaguar pas njoftimit se i riu 27-vjeçar është gjendur i vdekur në gërmadhat e ish Hotelit Adriatik

Kryetari i Mitrovicës ka njoftuar me anë të një statusi në Facebook për gjetjen e trupit në gërmadha derisa e ka shpallur Ditë Zie, ditën e martë.

“Me pikëllim ju njoftoj se para pak minutash nën gërmadha është gjetur pa shenja jete trupi i të riut, që ishte zënë pas shembjes së një pjese të ish hotelit “Adriatik”.

“Së bashku me gjithë banorët e Mitrovicës ndajë dhimbjen me familjen e të ndjerit, të cilës i shprehu ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur që Allahu i Madhërishëm ta shpërblej me Xhenet.

“Të martën e shpalli Ditë Zie në qytetin e Mitrovicës, në shenjë nderimi dhe dhimbje për humbjen e jetës së të riut.

“Falënderoj FSK-në, Policinë, Zjarrfikasit, ekipet emergjente komunale, qytetarët vullnetarë dhe kompanitë ndërtuese që iu bashkuan aksionit të kërkimit, sepse kanë bërë një punë të rëndë dhe me shumë rrezik nga shembja e pjesës tjetër të objektit”, ka shkruar në këtë status, z. Agim Bahtiri.

***

Është gjendur i vdekur punëtori që mbeti i ngujuar në rrënojat e ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar, Nehat Bahtiri, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa ka bërë të ditur se mjekësia ligjore janë duke e bërë ekzaminimin.

Djaloshi 28 vjeçar me inicialet V.B, është zënë nga shembja e hotelit në Mitrovicë derisa po punonte aty.

Në ndërtesë kanë qenë duke punuar 4 persona, 3 kanë shpëtuar, ndërsa V.B ka mbetur nën rrënoja.

Image

****

Kërkimi për punëtorin që e zuri shembja e një pjese të ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë, ka hyrë edhe në orët e para të ditës së martë.

Kërkimet janë intensifikuar dhe prej rreth orës 23:00 ka nisur të përdoret eskavatori.

Ndërsa Prokuroria tashmë ka ndaluar për 48 orë punëdhënësin dhe punëkryerësin, ka konfirmuar prokurorja Fetije Bajrami.

Image

Ky është djaloshi që u zu nga shembja e hotelit në Mitrovicë

Edhe në këto momente janë duke vazhduar kërkimet nën pjesën e rrënuar të ish-hotel "Adriatiku" në Mitrovicë.

Katër punëtorë kanë qenë duke punuar në ish-hotelin “Adriatiku” në momentin e shembjes, ku tre prej tyre kanë arritur të dalin, derisa një dyshohet se ka mbetur brenda.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policor, ekipet e zjarrfikësve dhe ambulancat, ndërsa ekipet e specializuara janë duke kërkuar për gjetjen e punëtorit që dyshohet se ka mbetur nën rrënoja.

Punimet e ekskavatorëve për pastrimin e rrënojave nga vendi i shembjes janë ndalur, ndërkohë që vazhdon kërkimi për shpëtimin e një personi që dyshohet të ketë mbetur brenda rrënojave.

Media raporton se ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar punën me dorë për largimin e rrënojave.

Ndalimi i punës së ekskavatorëve për pastrimin e rrënojave ka ardhur për shkak të rrezikut nga shembja e mëtejme e objektit.

Image

Ky është djaloshi që u zu nga shembja

Raportohet se djaloshi 28 vjeçar me inicialet V.B, është zënë nga shembja e hotelit në Mitrovicë.

Në ndërtesë kanë qenë duke punuar 4 persona, 3 kanë shpëtuar, ndërsa V.B ka mbetur nën rrënoja.

Ekskavatorët ndalin punën, fillon gërmimi me dorë për gjetjen e personit i cili ka mbetur brenda “Adriatikut”

Punimet e ekskavatorëve për pastrimin e rrënojave nga vendi i shembjes së një pjese të ish-hotel “Adriatikut” në Mitrovicë janë ndalur, ndërkohë që vazhdon kërkimi për shpëtimin e një personi që dyshohet të ketë mbetur brenda rrënojave.

Burime kanë bërë të ditur se ekipet e shpëtimit tani janë duke vazhduar punën me dorë për largimin e rrënojave.

Po sipas këtyre burimeve, ndalimi i punës së ekskavatorëve për pastrimin e rrënojave ka ardhur për shkak të rrezikut nga shembja e mëtejme e objektit.

Ndryshe, katër punëtorë kanë qenë duke punuar në ish-hotelin “Adriatiku” në momentin e shembjes, ku tre prej tyre kanë arritur të dalin, derisa një dyshohet se ka mbetur brenda.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policor, ekipet e zjarrfikësve dhe ambulancat.

Një i vdekur nga shembja e hotelit në Mitrovicë

Një person ka vdekur si pasojë  e shembjes së objektit të ish-hotelit Adriatiku në Mitrovicë.

Lajmin për vdekjen e personit që u zu nën rrënoja e ka konfirmuar për T7, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Objekti i ish-hotelit Adriatiku në Mitrovicë është shembur, ndërsa së paku një person ka mbetur nën rrënoja.

Gazeta Express ka siguruar pamje nga momenti i rrëzimit të këtij objekti.

Kryetari  i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se së paku një person është zënë nën rrënojat e hotelit.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri  ka thënë se një person ka mbetur nën rrënoja.

“E ka nxan një person, do të mundohemi të bëjmë gjithçka që ta nxjerrim nga aty”, tha Bahtiri.

Ai thotë se është jashtë vendit, por që është i informuar se pjesa më e madhe e hotelit është shembur,

“Me kanë njoftu që është shembë një pjesë shumë e madhe e hotelit”, ka shtuar ai.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...