Ja me sa vite dënohet Liridon Uruqi, gjilanasi që vrau shokun e tij! - Bota Sot
Ja me sa vite dënohet Liridon Uruqi, gjilanasi që vrau shokun e tij!

Kronikë e zezë

Ja me sa vite dënohet Liridon Uruqi, gjilanasi që vrau shokun e tij!

Më: 23 prill 2019 Në ora: 14:21
Liridon Uruqi

Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar sot me 25 vjet burgim Liridon Uruqi, të akuzuar për për vrasjen e të ndjerit Fatlind Arifi.

Gjykata i shqiptoi dënimin prej 23 vjetëve për vrasje të rëndë, 2 vjet për vrasje në tentative dhe 1 vjet për armbajtje pa leje, shkruan Insajderi.

Sipas aktakuzës Uruqi me 28 korrik në fshatin Bresalc të Gjilanit me veprim të drejtpërdrejtë dhe me dashje ka privuar nga jeta, tani të ndjerin Fatlind Arifi, në atë mënyrë që me revole ka gjuajtur në drejtim të tij, të cilin e godet në anën e majtë të kraharorit, me ç’rast nga plagët e marra i njëjti nuk ka mbijetuar dhe ka ndërruar jetë duke e dërguar në spital.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale  ‘vrasje e rëndë’. Sipas Prokurorisë i pandehuri me dashje, të njëjtën armë ia drejton fillimisht të dëmtuarve-dëshmitarëve Kastriot Haziri, dhe Lirim Muji, pastaj edhe të dëmtuarit-dëshmitarit Gëzim Abazi, duke e ngreh këmbëzën e revoles.

Në këtë mënyrë, ka kryer edhe veprën penale ‘’vrasje e rëndë në tentativë’’.

Sipas aktakuzës, i pandehuri pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm  për armët, ka mbajtur në pronësi armën, me të cilin ka kryer vrasjen, me ç’rast akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...