Apeli ua rrëzon ankesat, mbesin në paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Ilir Zeqirit në Skënderaj - Bota Sot
Apeli ua rrëzon ankesat, mbesin në paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Ilir Zeqirit në Skënderaj

Kronikë e zezë

Apeli ua rrëzon ankesat, mbesin në paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Ilir Zeqirit në Skënderaj

Më: 23 prill 2019 Në ora: 14:53
Ilir Zeqiri

Ditë më parë në Prekaz të Skënderajt u vra Ilir Zeqiri, i cili më pas u dogj në veturën e tij.

Ndaj të dy të dyshuarve ishte caktuar një muaj paraburgim ndërkaq që avokatët mbrojtës të tyre kishin parashtruar ankesë lidhur me këtë vendim.

Mirëpo të njëjtën sot e ka rrëzuar Gjykata e Apelit.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

“Këta të dy, po dyshohen nga ana e prokurorisë, se bashkë kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 par.1, pika1.4 e 1.6 e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe secili veç e veç  po ashtu, veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve” nga neni 374 par.1 i të njëjtit ligj”, thuhet në komunikatë.

Gjykata e Apelit konkludon se Gjykata Themelore në Mitrovicë, në aktvendimin e datës 13.04.2019, ka dhënë arsye të mjaftueshme mbi bazën ligjore për të cilën ua ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurve, konform dispozitës së nenit 187 par.1 nënpar.1.1 e 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...