Arrestohet një grua, ja çka tentoi të fust në burgun e Dubravës

Kronikë e zezë

Arrestohet një grua, ja çka tentoi të fust në burgun e Dubravës

Më: 24 prill 2019 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti për Hetimin e T. Narkotikëve me datën 24.04.2019 është njoftuar nga zyrtarë të Burgut Dubravës, të cilët kishin gjetur të një vizitore një sasi të narkotikëve, e kamufluar në një mbështjellës të plasmastit, duke tentuar ta fuste brenda hapësirave të burgut,  gjatë kohës së vizitave .

Njësiti Rajonal DHTN DRP Pejë, i është përgjigjur rastit dhe e dyshuara është arrestuar për të zhvilluar procedurat e mëtejme ligjore. Është konfiskuar sasia e gjetur e substancës narkotike prej 12.5 gram dhe lidhur me ketë është njoftuar edhe prokurori i shtetit, me urdhër të cilit është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarës, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Pas intervistimit nga hetuesit Rajonal, e dyshuara me urdhër të prokurorit shtetit ndalohet për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e ndalimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat