Kapen me drogë, arrestohen katër persona

Kronikë e zezë

Kapen me drogë, arrestohen katër persona

Më: 24 prill 2019 Në ora: 18:46
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Klinë, pasi që pas kontrollit të automjetit të tyre është gjetur një sasi e drogës.

Rasti ka ndodhur më datën 23.04.2019 rreth orës 18:20 në rrugën “Abedin Rexha”.

Me këtë rast është konfiskuar sasia e gjetur e substancës narkotike prej 21.6 gramë dhe lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve DRP Pejë, të cilët kanë vazhduar me hetimin e këtij rasti.

Pas intervistimit të dyshuarve nga hetuesit rajonal, me urdhër të prokurorit shtetit, tre të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i katërt është ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat