Ngjarja e pazakontë, gruaja shqiptare tenton të shtypë me makinë burrin - Bota Sot
Ngjarja e pazakontë, gruaja shqiptare tenton të shtypë me makinë burrin

Kronikë e zezë

Ngjarja e pazakontë, gruaja shqiptare tenton të shtypë me makinë burrin

Më: 24 prill 2019 Në ora: 21:35
Ilustrim

Një burrë ka denoncuar gruan e tij se kjo e fundit ka tentuar ta shtypë me makinë, më qëllim për ti marrë pasurinë.

Ngjarja duket si një skenar filmash, por në fakt ka ndodhur në Borsh të Sarandës.

Burri e ka denoncuar rastin në Ora Neës, ku është shprehur se për vite të tëra ka jetuar në Angli dhe se gruaja dhe djali i tij po i rrezikojnë jetën.

Konfliktet sipas Hysen Muçës kanë filluar në Angli, ku bashkëshortja e tij e akuzoi fillimisht për përdhunim, por ai fitoi pafajësinë,

Më tej përplasja vazhdoi në Borsh, ku rrëfen se gruaja dhe djali e kanë nxjerrë me forcë dhe mashtrim nga shtëpia.

" Tentoi të më godiste me makinë, u hodha matanë. Kishte ndërruar të gjithë çelësat zonja".

Muça thotë se mbrëmjen e kësaj të martë, është ai është dhunuar sërish nga familjarët e tij.

"Më morën çantën, më kërcënuan, më hodhën nga një mur sa futesh në oborrin e hotelit. Jam goditur në kokë, jam shembur komplet, me zor eci".

Hysen Muça thotë më tej se Policia e Himarës nuk ia ka pranuar kallzimin për sulmin që i kanë bërë tre ditë më parë me makinë.  

" Pa shtëpi, pa gjë. Jam jashtë dhe po më rrezikohet jeta. Është hera e katërt që denoncoj dhe policia asnjë masë"., thotë Hysen Muça.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...