Arrestohen tre persona të dyshuar për 19 vjedhje të rënda - Bota Sot
Arrestohen tre persona të dyshuar për 19 vjedhje të rënda

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona të dyshuar për 19 vjedhje të rënda

Më: 25 prill 2019 Në ora: 15:58
Foto

Dje rreth orës 23:30, në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda si dhe ka sekuestruar një çantë me gjësende të dyshuara ( maskë, doreza, kaçavida, armë të ftohta thika etj.)

19 raste vjedhje të rënda  për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se  janë të përfshirë këta persona, kanë ndodhur në intervale të ndryshme kohore, (në markete, kopshte fëmijësh,  lokale, etj.) kryesisht  në zonën e  rajonit të Prishtinës.

Personat  e  arrestuar: G. C, 18 vjeç, K. A, 18 vjeç dhe F. B,  17 vjeç me urdhër të prokurorit pas intervistimit nga hetuesit e stacionit policor Qendra në Prishtinë, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë.

Lidhur me rastet e njëjta, hetuesit kanë arrit të identifikojnë  edhe dy  persona të  tjerë  të dyshuar që aktualisht ndodhet në arrati. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...