Vetaksidentohet me motoçikletë

Kronikë e zezë

Vetaksidentohet me motoçikletë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 11:07
Foto

 Policia e Kosovës raporton për një vetaksident në Gjakovë.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në rrugën “UÇK”,  kur i dyshuari I komunitetit ashkali duke drejtuar motoçikletën humb kontrollin e drejtimit dhe rrëzohet në asfalt. Si pasojë e kësaj lëndime trupore pëson i dyshuari si dhe bashkëshortja e tij e cila kishte qenë së bashku me të. 

Pas tretmanit mjekësor i dyshuari është liruar, ndërsa bashkëshortja e tij është hospitalizuar në repartin ortopedik në spitalin e Gjakovës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat