Katër të lënduar nga përplasja e tre automjeteve në rrugën Magure-Lipjan

Kronikë e zezë

Katër të lënduar nga përplasja e tre automjeteve në rrugën Magure-Lipjan

Më: 26 prill 2019 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Katër persona kanë mbetur të lënduar këtë mbrëmje, pas përplasjes së disa automjeteve në rrugën Magure – Lipjan.

Në këtë aksident ishin të përfshira tre automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor, bënë  të ditur Policia e Kosovës.

”Rreth orës 19:30, në rrugën Magure – Lipjan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona, të lënduarit janë derguar per tretman mjekesor me rastin po merret njesiti i trafikut”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat