Kapen 450 kilogramë drogë në Turqi, vinte nga Kosova

Kronikë e zezë

Kapen 450 kilogramë drogë në Turqi, vinte nga Kosova

Më: 26 prill 2019 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Sot gjatë ditës në pikën e kalimit kufitar në Edirne, u konfiskua një kamion me targa të Kosovës, ku në të u gjetën 450 kilogram kanabis, raporton TNN.

Departamenti Policor Turk, Kundër Trafikimit dhe Krimit të Organizuar, ka njoftuar se kanë zbuluar një kamion i cili për transportonte drogë, e që kishte targa të Kosovës.

Policia e kishte ndjekur kamionin, që më pas ai u ndal dhe u kontrollua. Gjatë kontrollës, u kapën 450 kilogram kanabis, të cilat ishin fshehur në automjetin transportues.

Shoferi i kamionit u arrestua, e më pas u dërgua në Kosovë, përmes operacionit të koordinuar policorë, të policisë turke dhe asaj se Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat