Pesë aksidente, 1 i vdekur dhe 13 të lënduar këtë mbrëmje

Kronikë e zezë

Pesë aksidente, 1 i vdekur dhe 13 të lënduar këtë mbrëmje

Më: 26 prill 2019 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Këtë mbrëmje kanë ndodhur disa aksidente në rrugë të ndryshme të Kosovës.

Në Milloshevë gjatë një vetë-aksidenti ka mbetur i vdekur një 65 vjeçar i cili dyshohet se paraprakisht kishte përjetuar sulm në zemër.

Aksidenti me më së shumti të lënduar ishte ai në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Pestovë ku gjashtë persona mbetën të lënduar të cilët kanë marrë edhe trajtimet mjekësore.

Edhe në rrugën Prishtinë – Gjilan kishte një aksident ku një person mbeti i lënduar pas aksidentimit të tri veturave.

Disa vetura janë përplasur edhe në rrugën Magure – Lipjan ku kanë mbetur të lënduar katër persona gjatë mbrëmjes të së premtes.

Dhe, aksident kishte edhe në rrugën Ferizaj – Kaçanik ku kanë mbetur të lënduar dy persona, njëri prej të cilëve është dërguar me nxitim për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat