Gjenden mbi 11 kilogramë drogë në një autobus në Merdar

Kronikë e zezë

Gjenden mbi 11 kilogramë drogë në një autobus në Merdar

Më: 29 prill 2019 Në ora: 12:01
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 22:00, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e antidrogës ka pranuar një informatë nga njësia mobile e Doganës se Kosovës, të cilët në Pikë kalimin kufitar në Merdar kishin ndaluar një autobus të një kompanie turistike me targa (KS), e cila kompani mban linjën e rregullt nga Prishtina me një shtet tjetër evropian.

Gjatë kontrollimit të autobusit, udhëtarëve si dhe valixheve të tyre, në bagazhin e autobusit kanë qenë (3) tri çanta ku në to kishte 2 zmadhues zëri dhe një klimë për ftohje  ku në brendësi të tyre janë gjetur  11  paketime me bari ngjyrë të gjelbër e dyshuar si substancë narkotike e llojit marihuanë  me peshë 11 kilogramë e 65 gramë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësia e antidrogës –Prishtinë, njësia  K9 si dhe forenzika rajonale e Prishtinës e cila ka bere fotografimin, matjen dhe tërheqjen e dëshmive. Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij autobusi ndalohet për një kontroll të detajuar, përderisa janë intervistuar edhe dëshmitarë të rastit.

Policia me njësitet kompetente është në proces të hetimit të rastit dhe identifikimit të të dyshuarit të involvuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat