Konfliktet brenda familjeve lanë të vdekur 5 persona

Kronikë e zezë

Konfliktet brenda familjeve lanë të vdekur 5 persona

Më: 29 prill 2019 Në ora: 12:54
Një krim i rëndë brenda familjes ndodhi edhe gjatë javës që shko në qendër të Prishtinës.

Vret vëllain me sëpatë, vret foshnjën, ia merr jetën gruas dhe resë e pastaj vret vetën. Këto janë titujt e lajmeve që kanë tronditur opinionin vendor gjatë javës që shkoi. Si pasojë e konflikteve familjare, për shtatë ditë në Kosovë pesë persona kanë vdekur në rrethana të ndryshme.

Të shtunën disa banorë të Pejës kishin dal për të prerë dru në malet e Rugovës. Mirëpo ky aktivitet i tyre u kthye në tragjedi. Dy vëllezër nga rajoni i Pejës me mbiemrin Nikçi filluan të përlesheshin me njëri-tjetrin. Aty u përdorën edhe mjetet me të cilat A.Nikçi dhe M.Nikçi, të dy këta vëllezër shkuan në mal. Vëllai dyshohet se pas përleshjes me sëpatë e vrau vëllain e tij, M.Nikçin, 50-vjeçar.

Krimin e bërë i dyshuari ishte munduar që ta fshehë. Ani se pak pas bërjes së tij ai bashkë me dy familjarë të tij, njëri i mitur, kishin shkuar në polici dhe tashmë të vdekurin e kishin shpallur të zhdukur.

E për kërkimin e tij, përveç policisë për dy dite rresht në kërkime janë angazhuar edhe pjesëtarë të FSK’së. Trupi i pajetë i M.Nikçit u gjetë dje në malet e Rugovës.  Në të kishte shenja dhune.

Policia po i vazhdon hetimet për këtë krim. Ndërkohë që, janë arrestuar tre persona të cilët dyshohen se janë familjarë të së ndjerit. Tre të arrestuarit po mbahen në paraburgim në Pejë, ndërsa gjatë ditës pritet të merret vendimi nga Gjykata për masën vijuese të sigurisë.

E para gjashtë ditësh në një shtëpi në qendër të Prizrenit, një grua solli në jetë një foshnje të gjinisë mashkullore. Procesin e lindjes gruaja me inicialet M.B. e bëri e vetme në një dhomë. E shenjat ende nuk janë larguar nga vendi ku e solli në jetë djalin e saj. Megjithatë, ai nuk jetoi gjatë. Nga dhoma ku lindi, 27-vjeçarja e dërgoi foshnjën e saj në tavanin e shtëpisë, ku edhe dyshohet se e privoi nga jeta. Këtë akt, sipas familjarëve të saj, dyshohet se ajo e kreu duke përdorur një mbështjellës të rrobave.

Por, një krim i rëndë brenda familjes ndodhi edhe gjatë javës që shko në qendër të Prishtinës. Në lagjen ‘Dardania’,  brenda një banese 61-vjeçari Hasan Krasniqi ua mori jetën gruas së tij si dhe nuses së djalit, e cila i kishte 27 vjet.

Para se ta kryente aktin makabër, Hasan Krasniqi, 61 vjeç, mori vajzën 2-vjeçare të djalit të tij, Kreshnikut, dhe e dërgoi te fqinjët. Me t’u kthyer në banesë, e pati të qartë atë se çka e kishte ndër mend të bënte. Cak i tij ishte gruaja me të cilën kishte vite që nuk po flisnin, derisa e vdekur mbeti dhe gruaja e djalit, 27-vjeçarja Remzie Krasniqi. Pas këtij akti makabër, ai e telefonoi djalin e tij (Kreshnikun) për t’i thënë vetëm diçka: “nanën e gruan t’i rahatova, tash pe rahatoj veten”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat