Vëllai vret vëllanë për pronë

Kronikë e zezë

Vëllai vret vëllanë për pronë

Më: 29 prill 2019 Në ora: 19:58
Pamje nga video

Një vrasje e rëndë kishte ndodhur në Rugovë të Pejës, të premten që lamë pas. Por, viktima ishte gjetur tek të dielën

Kishin dal për diskutuar për këtë pjesë të malit më vëllain dhe djalin e vëllait.

Por, diskutimi kishte eskaluar në konflikt.

Si pasojë e kësaj mosmarrëveshje pronësore, të premten M.Nikci nga Reka e Allagës në Rugovë të Pejës gjeti vdekjen në këtë vend.

I dyshuari kryesor për këtë vrasje, është vëllai i tij, A.Nikci dhe djali i tij i mitur, A.N.

Metë Nikçi ishte sulmuar me sëpata nga familjarët e tij.

Pjesëmarrës në këtë përleshje, ishtë edhe një person me inicialet SHL.

Ndërkohë, viktima Metë Nikci ishte raportuar si i zhdukur nga ta afërm të tij.

Kjo kishte bërë që edhe të fillojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Duke parë vështirësitë e terrenit, për gjetjen e Nikçit  ishte angazhuar edhe një ekip kërkimor i FSK-së.

E rreth dy ditë më pas,  të dielën, trupi i tij ishte gjetur pa shenja jete, disa kilometra poshtë vendit ku dyshohet që ndodhi vrasja.

Burime brenda Prokurorisë kanë thënë se ky rast po hetohet edhe nëse trupin e viktimës  e solli dikush poshtë në fshat, apo viktima kishte ecur i plagosur disa kilometra për të kërkuar ndihmë.

Banorët e Rekës së Allagës, thonë që nuk kanë dëgjuar gjë.

E shenjat për të pame në qytetin e Pejës, të çonin në oborrin e shtëpisë së viktimës dhe të dorasit të dyshuar.

Familjarët e tronditur, nuk pranuan të flasin para kamerave.

Mbrapa tyre, thanë se për shkak të ndjeshmërisë së rastit, kanë vendosur të mos japin detaje më shumë.

E nga Prokuroria e Pejës, thonë që ata tashmë për të dyshuarit, kanë kërkuar masën e paraburgimit.

Sipas Nikcit, rasti tani ka kaluar në kompetence të Departamentit të Krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës. Dhe se me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat