Shpërndanin heroinë dhe kanabis, dy të arrestuar në Tiranë

Kronikë e zezë

Shpërndanin heroinë dhe kanabis, dy të arrestuar në Tiranë

Më: 1 maj 2019 Në ora: 14:11
Ilustrim

Goditen dhe dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla në Tiranë, duke vënë në pranga dy persona.

Pas informacioneve të marra nga policia mbrëmjen e djeshme ndërhyri policia, ku në zonën “Komuna e Parisit” një person u kap teksa shpërndante lëndë narkotike heroinë.

Ndërkohë në rrugën “Lord Bajron” një tjetër person shpërndante lëndë narkotike marijuanë në doza të vogla.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, efektivët e policisë kanë hetuar me metoda speciale hetimi për një periudhë kohore disa ditore, duke u finalizuar me arrestimin në flagrancë të të dyshuarve.

Kështu u vu në pranga A.D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të tij në momentin e kapjes në flagrancë si dhe gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e provës materiale 18.2 gramë heroinë, një peshore elektronike dhe një celular.

Ndërkohë 21-vjeçarit K.Ç., banues në Tiranë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali shërbimet e policisë i kanë gjetur 5 doza me lëndë narkotike kanabis sativa, të cilat u sekuestruan më cilësinë e provës materiale.

Aktualisht vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale  “Prodhimi  dhe shitja e lëndëve narkotike”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat