Aksident në Peqin, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident në Peqin, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Më: 3 maj 2019 Në ora: 11:20
Foto ilustruese

Një aksident me 1 të vdekur dhe 2 të plagosur ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në aksin nacional Elbasan-Peqin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur  “Kryqëzimi i Gjocajt” Peqin,  ku dy mjet janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e kësaj ka mbetur i vdekur 1 person dhe të  plagosur 2  të tjerë . Gjendja e të këtyre 2 të fundit  ende nuk bëhet me dije. Burime nga policia raportojnë se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Peqinit, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Emrat e personave të përfshirë në aksident ende nuk bëhen me dije dhe informacioni është paraprak.  Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe shkaqeve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat