Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot në ora 11:25, në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.
Sipas Policisë në aksident ishin të përfshira një kamionetë dhe një veturë, ndërsa si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, e më pas janë liruar.
“Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes bëhet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë veprimi i drejtuesit të kamionetës, i cili merr veprim përkthim gjysmë rrethor pa u siguruar se mund të rrezikojë pjesëmarrësit tjerë me ç’rast ka goditur veturën tjetër”, tha zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë Avni Zahiti.