Aksident në Han të Elezit, përplasen dy vetura diplomatike

Kronikë e zezë

Aksident në Han të Elezit, përplasen dy vetura diplomatike

Më: 3 maj 2019 Në ora: 18:38
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur në Han të Elezit, ku janë përfshirë edhe vetura diplomatike.

Sipas fotografive që kanë ardhur në adresë të medias shihen se në aksidentin që ndodhi sot në magjistralen Prishtinë – Shkup, janë përfshirë dy vetura diplomatike.

Policia e ka konfirmuar se ka ndodhur aksidenti por nuk ka dhënë detaje të tjera e as nuk ka treguar se cilit mision diplomatik i takojnë veturat.

Image

“Aksidenti ka ndodhur në Han të Elezit rreth orës 14:40 minuta janë përfshirë 3 automjete. Dy prej tyre me targa diplomatike të një shteti edhe një civile. Dwme materiale ka, të lënduar nuk ka. Dhe, rasti përcillet në procedurë të rregullt”, ka thënë Agim Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat