Rumuni e hoqi nga whats app-i, shqiptari shkon ta vrasë bashkë me shokët e tij

Kronikë e zezë

Rumuni e hoqi nga whats app-i, shqiptari shkon ta vrasë bashkë me shokët e tij

Më: 3 maj 2019 Në ora: 19:30
Ilustrim

Një shqiptar në Itali është dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim, pasi u përfshi në një sherr masiv midis shqiptarëve dhe rumunëve në Altopascio në Itali.

Shqiptari i identifikuar si Giordano Bogdani, 25 vjeç, bashkë me 6 shqiptarë të tjerë ishin pjesë e një grupi që tentuan të vrisnin një rumun.

Mediat italiane shkruajnë  ser shkak për këtë tentativë vrasje, thuhet të jetë bërë fakti se shtetasi nga Rumania kishte hequr nga grupi ëhats app, një tjetër shqiptar të quajtur Oltian Cepa.

Cepa kishte dërguar mesazhe ofenduese ndaj një vajze dhe për rumuni e kishte hequr nga grupi.

Pas këtij veprimi shqiptari ishte inatosur dhe e kishte kërkuar takim rumunit në Altopascio, më 7 shkurt, ora 18.30 minuta.

Cepa kishte marrë me vete edhe vëllain si edhe pesë të rinj të tjerë.

Ata mbërritën në takim me një kaçavidë dhe me thikë, ndërsa rumuni ishte i shoqëruar nga babai dhe kushëriri i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat