Therja me thikë e 20 vjeçarit në Suharekë, arrestohen dy të dyshuar

Kronikë e zezë

Therja me thikë e 20 vjeçarit në Suharekë, arrestohen dy të dyshuar

Më: 3 maj 2019 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Sonte në Suharekë një 20 vjeçar është therur rëndë me thikë, por u ka shpëtuar plagëve të marra dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia Rajonale e Prizrenit ka treguar se në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuarit.

Vlen të theksohet se në stacion policor në cilësinë e dëshmitarit janë dërguar edhe 3 persona.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi duke treguar se arrestimin e kanë kryer njësitet policore të Suharekës.

“Pas një pune intensive të njësive policore të stacionit policor në Suharekë, është arritur që të dyshuarit e rastit të therjes me thikë të arrestohen dhe të shoqërohen në stacionin policor. Po ashtu në cilësinë e dëshmitarëve të këtij rasti janë shoqëruar edhe 3 persona”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat