Aksidenti në Peqin, arrestohet shoferi i Toyotes ku gjeti vdekjen një grua dhe 2 u plagosën

Kronikë e zezë

Aksidenti në Peqin, arrestohet shoferi i Toyotes ku gjeti vdekjen një grua dhe 2 u plagosën

Më: 4 maj 2019 Në ora: 12:05
Aksidenti tragjik

Policia arrestoi një 27 vjeçar si të dyshuar  si autor të aksidentit të rëndë të ndodhur mesditën e 3 majit në aksin rrugor Peqin - Rrogozhinë.

Nga përplasja e dy makinave humbi jetën një 65 vjeçare ndërsa u plagosën dy persona të tjerë.

I riu. Florent Hoxhallari nga Korça ishte shofer i Toyotës ku po udhëtonin dhe pasagjerët e dëmtuar.

"F.H.,27 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar mjetin tip "Toyota" është përplasur me një mjet tjetër dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja F.B., 65 vjeçe,  banuese në Korçë, si dhe janë dëmtuar dhe dy shtetas të tjerë, jashtë rrezikut për jetën,  të cilët ishin pasagjer në mjetin "Toyota" informon policia e Elbasanit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".

Aksidenti- Ata po ktheheshin nga një gëzim familjar, kur u përplasën me një makinë tjetër. Fatime Braho, 65 vjeçe, humbi jetën në një aksident në aksin Elbasan-Peqin, ndërsa bashkëshorti i saj Gëzim Braho u plagos.  Përplasja duket se ka qenë e fortë dhe mjeti tip "Tojota" me të cilën udhëtonin familja Braho dhe Hoxhallari drejt Korçës u përmbys në rrugë. Dyshimet e para janë se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat