Aksident në fshatin Penuhë të Podujevës, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në fshatin Penuhë të Podujevës, ka të lënduar

Më: 6 maj 2019 Në ora: 15:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Penuhë.

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete. Media mëson se në këtë aksident ka edhe persona të lënduar.

Në fotot e siguruara nga Llapi.info, shihen ekipet policore në vendin e ngjarjes të cilat po merren me rastin.

Ndryshe, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, prej të cilave 15 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 21 të tjera me dëme material.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat