Policia jep detaje për aksionin antidrogë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksionin antidrogë

Më: 7 maj 2019 Në ora: 20:32
Ilustrim

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e Drejtorisë Rajonale të Gjakovës në bashkëpunim me Antidrogën.

Policia përmes një komunikate ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.

“Sot më 07.05.2019,  rreth ores 14:00, njësiti i antidrogës në Gjakovë i cili njësit është i strukturuar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotikë në Policinë e Kosovës, ka siguruar informacione relevante se një person i dyshuar në Rahovec mbanë në posedim në pronën e tij sasi të substancave të dyshuara narkotike. 

Pas vlerësimit të situatës, janë aktivizuar njësitet kompetente policore në rajonin e Gjakovës dhe në konsultim edhe me organet e drejtësisë është realizuar një kontrollë/bastisje në objektet që dyshohej se ishin në shfrytëzim nga personi i dyshuar.

 Nga realizimi i këtij operacioni kontrolli dhe bastisjeje ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e tri (3) çantave/paketimeve najloni, me ngjyrë të zezë të mbushura me substancë në formë bari ngjyrë e gjelbër, e dyshuar si substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe pesha e tyre ka rezultuar të jetë 67 kilogram”, ka njoftuar Policia.

Njësitet kompetente policore, përfshirë edhe ato të krimteknikës kanë kryer procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes  për sigurimin e dëshmive materiale  dhe një person është arrestuar nga Policia.

Personi i dyshuar, i arrestuar në këtë rast me urdhër të prokurorit kompetent  ndalohet për 48 orë për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.

 Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe po punon me intensitet në luftimin e dukurive negative dhe veprave penale në përgjithësi të cilat në çfarëdo forme cenojnë sigurinë dhe kryesit e këtyre veprave të sillen para organeve të drejtësisë.

Antidroga në aksion, kapen mbi 60 kg marihuanë

Drejtoria Rajonale e Gjakovës në bashkëpunim me Departamentin e Antidrogës kanë ndërmarrë aksion në Rahovec pasditen e sotme.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se gjatë këtij aksioni janë gjetur dhe konfiskuar mbi 60 kg drogë të llojit marihuanë.

I arrestuar është i dyshuari me iniciale H.SH., si dhe dy të tjerë janë në stacion policor duke u intervistuar.

Operacioni i Drejtorisë Rajonale Gjakovë dhe Drejtorisë së Antidrogës është duke vazhduar edhe në këto momente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat