Arrestohet i dyshuari pasi kanos përmes telefonit një person

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari pasi kanos përmes telefonit një person

Më: 8 maj 2019 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Policia e Kosovës raporton se  më 7 maj ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë për veprën penale kanosje.

“Me datën 6 maj 2019 rreth orës 01:26, pranë Stacionit Policor në Pejë, viktima ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga një person i dyshuar”.

“Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë në vazhdën e hetimeve intensive, me datë 07.05.2019 pas një pune operativo-hetimore hetuesit kanë arritur që ta identifikojë dhe arrestojnë të dyshuarin: A. P. lindur me 1983”, thuhet në komunikatën e Policisë

Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit policor, prokurori i shtetit urdhëron masën e ndalimit për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Hetuesit janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe motivin e kësaj vepre penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat