Mashtron shtetasen norvegjeze, arrestohet një person në Pejë

Kronikë e zezë

Mashtron shtetasen norvegjeze, arrestohet një person në Pejë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 19:43
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Pejë, nën dyshimin se ka përfituar 100 mijë euro nga një shtetase norvegjeze.

Më datën 6 maj rreth orës 10:30, pranë Stacionit Policor në Pejë, një shtetase norvegjeze ka raportuar se në vazhdimësi është mashtruar dhe kanosur nga V.K. (1979) që nga viti 2013, dhe në këtë mënyrë ky i fundit ka përfituar shumën rreth 100.000 euro.

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Pejë, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, është intervistuar viktima dhe rasti është iniciuar vepër penale ‘Kanosje dhe mashtrim’. 

Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit policor, prokurori i shtetit urdhëron masën e ndalimit për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat