Ky është personi i vrarë në Rahovec

Kronikë e zezë

Ky është personi i vrarë në Rahovec

Më: 9 maj 2019 Në ora: 13:18
Naser Murselaj

(E plotësuar) -Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Qifllak të Komunës së Rahovecit është gjetur një trup i pajetë.

“Në orët e para të mëngjesit pikërisht rreth orës 06:00, në fshatin Qifllak, Komuna e Rahovecit, është gjetur një trup i pa jetë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri”, ka njoftuar Prokuroria.

Sipas mediave vendore viktima është Naser Murselaj, 32 vjeçar.

Trupi i viktimës është gjetur në oborrin e shtëpisë. 

Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe me urdhër të tij, trupi i 32-vjeçarit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

I vrari në Rahovec është 33 vjeçar

Në fshatin Qifllak të komunës së Rahovecit sot është vrarë një person. Sipas mediave vendore i vrari është 33-vjeçar N.Murselaj

Aktualisht nuk ka ndonjë të arrestuar dhe ende nuk dihen as motivet e vrasjes.

Ndërkaq rastin për Express e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Prokurorisë së Gjakovës, Yllka Shehu, e cila ka thënë se nga informatat e para në vendin e ngjarjes dyshohet se personi në fjalë është vrarë.

“Për momentin nuk kemi shumë informata, është gjetë një trup i pajetë në oborrin e një shtëpie. Trupi është gjetur me shenja dhune dhe dyshohet se është vrasje, mirëpo është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obdukim”, ka thënë Shehu.

Gjendet një i vdekur në Rahovec

Sot rreth orës 06:00, në fshatin Qifllak, Komuna e Rahovecit, është gjetur një trup i pa jetë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Trupi i pajetë i N.M. (32) është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij, njofton Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Gjithashtu sot rreth orës 07:00 të mëngjesit, nga ana e policisë, Prokuroria ka pranuar informatën se në Senikë të Malishevës, është gjetur një trup i pa jetë, ku i ndjeri S.Z., 32-vjeç dyshohet se ka kryer vetëvrasje dhe i njëjti është gjetur në afërsi të shtëpisë nga babai i tij.

Prokurori i Shtetit ka dalë në dy vendet e ngjarjes, dhe me urdhër të tij, dy trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat