Hajni i rrezikshëm që u arrestua sot, dje tentoi të vidhte një makinë – policia jep detaje

Kronikë e zezë

Hajni i rrezikshëm që u arrestua sot, dje tentoi të vidhte një makinë – policia jep detaje

Më: 9 maj 2019 Në ora: 19:54
Kastriot Shala

Kastriot Shala, hajni i shumëkërkuar u arrestua sot nga Policia e Kosovës.

Arrestimi i tij u bë rreth orës 15:30,  teksa gjatë aksionit i dyshuari posedonte edhe armë zjarri me vete.

Nga detajet tjera të Policisë së Kosovës po ashtu u bë e ditur se Shala lëvizte me një veturë të tipit Golf 7, teksa ishte edhe i shoqëruar me disa persona tjerë.

Mirëpo, detaje të reja janë zbuluar për personin në fjalë, i cili një ditë para arrestimit kishte tentuar ta vidhte një makinë në Prishtinë.

Këtë për lajmin  ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, teksa ka thënë se rasti ka ndodhur në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Megjithatë, plaçkitja kishte dështuar ndërkaq që Kastriot Shala është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

“Në orët e pasdites së djeshme në rrugën “Muharrem Fejza” në Matiqan, i dyshuari K.SH dyshohet se në bashkëpunim me disa persona tjerë ka tentuar ta kryej një grabitje të një automjeti. Të njëjtit dyshohet se me forcë kanë tentuar ta grabisin automjetin mirëpo nuk kanë arritur dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Falë bashkëpunimit me qytetarët, ndaj të cilëve Policia iu është shumë falënderuese si dhe falë hetimeve intensive të pandërprera, është arritur që sot të arrestuar personi i dyshuar me rrezikshmëri të lartë”, ka bërë të ditur Kelani.

Kastriot Shala dyshohet se bashkëvepronte me grupin në të cilin bënte pjesë edhe Leutrim Latifi, i arrestuar në Mal të Zi.

Megjithatë,  ky i fundit nuk është arrestuar ende nga autoritetet vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat