Çoi të miturën në hotel, flet i arrestuari: Më pëlqente si fizik, e ftova në makinë. Por kur e mora vesh…

Kronikë e zezë

Çoi të miturën në hotel, flet i arrestuari: Më pëlqente si fizik, e ftova në makinë. Por kur e mora vesh…

Më: 11 maj 2019 Në ora: 15:01
Ilustrim

Pas arrestimit të 25-vjeçarit në Tiranë, Islam Xhaferi, i cili dyshohet se ka abuzuar me një minorene është zbardhur edhe dëshmia e tij dhënë për hetuesit e ngjarjes.

Balkanweb raporton se ai ka mohuar në formë kategorike që të këtë kryer marrëdhënie seksuale me nxënësen, por ka shtuar se i pëlqente si fizik dhe ndaj e kishte ftuar në makinë.

I arrestuari shprehet gjithashtu se vajza e mitur ka shkuar me dëshirën e saj, ndërsa kur ai ka mësuar moshën i ka kërkuar të largohet.

“Me vajzën nuk kam abuzuar seksualisht. Me pëlqente si fizik dhe e ftova në makine. Erdhi me dëshirën e saj. Kur shkuam në hotel e pyeta për moshën dhe kur e mësova se ishte e mitur i thashë të largohej.”-,mësohet të ketë thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat