Zhduken dy vajza të mitura, njëra në Vushtrri e tjetra në Pejë

Kronikë e zezë

Zhduken dy vajza të mitura, njëra në Vushtrri e tjetra në Pejë

Më: 12 maj 2019 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Përmes raportit 24 orësh policia ka njoftuar se brenda dy ditësh janë zhdukur dy të mitura. Vjaza e zhdukur nga Peja, nuk është kthyer nga shkolla- raporton nëna e saj. Ndërsa, për vajzën nga Vushtrria, babai i saj raporton se pas daljes nga shtëpia nuk është kthyer më.

Me të dy rastet po merret policia.

Njoftimi i plotë i policisë për dy të zhdukurat:

Pejë 11.05.2019 – 07:30. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se vajza e saj femër K/shqiptare ka shkuar në shkollë në mëngjes dhe ende nuk është kthyer, e njëjta deklaron se asnjëherë nuk ka ndodh qe viktima të mos kthehet nga shkolla. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Ajet Gërguri, Vushtrri 10.05.2019 – 12:20. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vajza e tij viktima femër K-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat