Aksident në aksin Seman-Fier, humb jetën 66-vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident në aksin Seman-Fier, humb jetën 66-vjeçari

Më: 13 maj 2019 Në ora: 07:57
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Seman-Fier.

Një shtetas 66-vjeçar, me inicialet R.K.,banues në Dermënas, është përplasur nga një automjet ndërsa lëvizte me biçikletë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi R.K, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendin ku ndodhi aksidenti dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat