E tmerrshme: Nëna hedh vajzën 7 javëshe nga 22 metra lartësi

Kronikë e zezë

E tmerrshme: Nëna hedh vajzën 7 javëshe nga 22 metra lartësi

Më: 13 maj 2019 Në ora: 13:56
Ilustrim

Vogëlushja e quajtur Shaylie është gjetur duke qarë nga një çift që po kalontë aty pranë. Ajo kishte marrë disa plagë në fytyrë dhe në trup. Çifti Scott dhe Cheryl Fowler kishin dalë në pyll por në një moment dëgjuan të qarat e një foshnje dhe shkuan menjëherë drejt saj.

“Ajo kishte disa gërvishtje në ballë, në pjesën e pasme të kokës, poshtë gjurit dhe në krahun e saj të vogël”, tha Cheryl, duke e përshkruar momentin kur e gjeti fëmijën. Nuk e kuptoj se çfarë lloj nënë është ajo që ka bërë këtë veprim, ka thënë Sccot.

Vajza e vogël nuk ka pësuar dëmtime serioze për jetën, pasi ajo ishte hedhur së bashku me ndenjësen. Madden, nëna e dy fëmijëve, është akuzuar për tentativë të vrasjes së shkallës së parë pas incidentit të tmerrshëm në Asheville, Karolina e Veriut, SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat