1 muaj paraburgim për llapjanin që rrahu gruan

Kronikë e zezë

1 muaj paraburgim për llapjanin që rrahu gruan

Më: 13 maj 2019 Në ora: 16:04
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji ndaj S.B nën dyshimin e bazuar se me datë 08.05.2019 në shtëpinë e tij ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes I.A. duke e goditur në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

“Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.1 dhe 1.2  pika 1.2.3 të KPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit në mënyrë që të zhvillohet procedura penale pa pengesë në sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë dhe në parandalimin e përsëritjes së veprës penale, njofton Gjykata Themelore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat