Grabitën çantën e dorës, arrestohen dy persona në Ferizaj - Bota Sot
Grabitën çantën e dorës, arrestohen dy persona në Ferizaj

Kronikë e zezë

Grabitën çantën e dorës, arrestohen dy persona në Ferizaj

Më: 14 maj 2019 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Pas hetimeve të zhvilluara, Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me një grabitje të ndodhur ditë më parë në këtë qytet.

Të dyshuarit M.S. (m/sh/k 27 vjeç) dhe e mitura 17 vjeçare, me 12 maj rreth orës 22:30 minuta në rrugën “Atë Nikollë Prela” në Ferizaj, me forcë kanë ndaluar viktimën S.H. (f.sh./k.) dhe nga ajo kanë grabitur çantën e dorës dhe një telefon celular.

Gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën penale, ndërsa e dyshuara është mbrojtur në heshtje.

Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale telefoni i markës “Sony”. 

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, kurse për të miturën 24 orë, dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...