1 muaj paraburgim për shitje të narkotikëve - Bota Sot
1 muaj paraburgim për shitje të narkotikëve

Kronikë e zezë

1 muaj paraburgim për shitje të narkotikëve

Më: 14 maj 2019 Në ora: 15:14
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaj ndaj të pandehurit SH.K për shkak të dyshimit për shitje të narkotikëve.

“Me datë 12.05.2019, rreth orës 20:00 min, në Pejë, në një lokal, pa autorizim posedon me qëllim të shitjes substanca të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që pas marrjes së informatave nga ana e policisë, me rastin e kontrollit të pandehurit janë gjetur gjashtë (6) qese plastmasi me substanca të dyshuara narkotike të llojit heroin si dhe me rastin e bastisjes së shtëpisë së të pandehurit gjithashtu, janë gjetë dhe sekuestru 64 paketime në qese plastmasi me substanca narkotike të llojit heroin të gatshme për shitje të paketuara në dy pako të mëdha të cigareve me mbishkrim “OSCAR””, njofton Gjykata Themelore e Pejës.

 Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...