Një grua sulmon me thikë punëtoren e Emona City në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Një grua sulmon me thikë punëtoren e Emona City në Mitrovicë

Më: 14 maj 2019 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Një grua ka tentuar sot ta sulmon me thikë një punëtore në arkë në një market të madh në Mitrovicë.

Por ndërhyrja e sigurimit të lokalit fatmirësisht ka pamundësuar që të ndodh më e keqja.

ORAinfo ka siguruar edhe një foto nga momenti kur sigurimi e shtrinë për tokë gruan duke ja marrë nga dora mjetin e mprehtë.

Nuk dihen motive që kanë dërguar gruan që të tentojë ta godas punëtoren e arkës, por mësohet se gruaja ka probleme mendore.

Reporteri.net ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Avni Zahitin, por ai nuk ka hapur telefonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat