Arrestohen tre persona për grabitje të armatosur në Gjakovë

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona për grabitje të armatosur në Gjakovë

Më: 15 maj 2019 Në ora: 10:28
Ilustrim

Policia në Gjakovë ka arrestuar tre persona, dy shtetas nga Kosova dhe një nga Shqipëria për një grabite me armë që ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë.

Sipas Policisë viktimës i janë vjedhur të holla në vlerë 2500 euro.

Të gjitha njësitë policore janë aktivizuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve dhe pas dy orësh kanë arritur të arrestohen tre personat e dyshuar: J . P ( 1991) dhe S. P ( 1992) shtetas të Kosovës dhe G . V ( 1997) , shtetas i Shqipërisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit personat e dyshuar mbahen në ndalim policor ndërsa policia po vazhdon në mënyrë intensive masat operativo hetimore për të zbardhur në tërësi këtë rast dhe veprat e tjera të mundshme të këtij grupi.

Në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë gjatë këtij muaji kanë ndodhur edhe dy raste tjera të tentim grabitjes me armë e që fal përkushtimit policor dhe qasjes profesionale këto raste janë ndriçuar dhe janë arrestuar kryesit e këtyre veprave ndaj tyre janë ushtruar kallëzime penale dhe lëndët e kompletuara janë dërguar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë  për procedim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat