Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë paradites së sotme në Sarandë, teksa kanë qenë duke peshkuar me dinamit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në liqenin e Butrintit.
Shpërthimi i dinamitit artizanal, ka bërë që të mbeten të plagosur dy persona M.G., 58 vjeç dhe R.Ll., 45 vjeç.
Gjithçka ka ndodhur pasi nga shpërthimi i lëndës plasëse janë hedhur gurë drejt tyre, duke iu shkaktuar dëmtime të shumta.
Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Sarandës për marrjen e ndihmës së nevojshme, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.